Visar Ganiu: Në mandatin tim do bëj gjithë atë që e premtoj për komunën e Çairit (VIDEO)
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu ka shpalosur programin e tij elektoral në emisionin 'Inside' të Zhurnal.mk.

Ganiu u shpreh mbi sfidat me të cilat do të përballet nëse do të zgjidhet kryetarë i komunës së Çairit.

Në lidhje më programin e energjisë elëktrike Ganiu u shpreh se e ka gati vetëm se duhet të vihet në funksion.

"Ne me efikasitet energjetik kemi bërë disa shkolla dhe tash shohim benefitin është një projekt shumë i mirë dhe kam informata se një ndërtesë është realizuar dhe qytetarët janë të kënaqur dhe kuptohet që ne këtë projekt do e kemi një ndër shtyllat e para dhe do filloj të punojë në këtë drejtim në mandatin tim do bëj gjithë atë që e premtoj dhe këtu duhet edhe banorët të kenë miratim për këtë ide e projekt", ka thënë Ganiu.

Ganiu foli dhe për sportin për të cilin u shpreh se do t'i japë prioritet si fushë gjatë mandatit të tij.

"Unë e dua dhe sektorin e sportit dhe mendoj që më takon të jap ide dhe sugjerime dhe këto ide duhet dhe këshilli komunal t'i miratojë", u shpreh kandidati i BDI-së.
Shtuar më 01/10/2017, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori