Visar Ganiu në Çair, prezanton programin për 4 vitet e ardhshme
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në komunën e Çairit Visar Ganiu në press konferencë ka prezantuar projektet të cilat pritet të realizohen në mandatin 2017-2021 të emërtuar si KONTRATA 2017-2021.

Ganiu ka thënë se ai nuk është politikan profesionist por profesor universitar dhe punonjës sportiv duke shtuar se është i vetëdijshëm për obligimet që po i mer mbi supet e tij.

“Kjo pozitë e të parit të komunës së Çairit është punë operative, punë menaxheriale dhe mendoj që me gjithë eksperiencën të cilën e kam me përgjegjësi të madhe do të kontribuojë për Çairin dhe për komshinjtë e mi çairas” ka thënë Ganiu, përcjell Aktuale.mk.

Në vazhdim Ganiu shpalosi detaje nga kontrata të vilën pritet ta realizojë në mandatin e tij katërvjeçar.

Kontrata e kemi quajtur me një arsze, për shkak se i gjithë ky program është bërë në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa të njejtin e kemi hartuar me ekspertë të fushave të ndryshme dhe besojmë se kz program është i realizueshëm gjatë këtij mandati” ka thënë Ganiu”.

Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltarë në qytetin e Shkupit Besnik Ajeti dhe bartësin e listës për këshilltarë në komunën e Çairit Fikri Abdullai u shprehën se Kontrata bazohet në disa shtylla kryesore.




Shtuar më 26/09/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori