Virusi vdekjeprurës "Ebola" zbret në Ballkan
Pëlqej
Virusi vdekjeprurës "Ebola" që ka përfshirë disa vende të Afrikës, tashmë po vjen si kërcënim edhe në Ballkan.

Në Kroaci mjekët po mbikqyrin 18 persona që kanë udhëtuar nga Afrika, pikërisht vendet ku është përhapur ky virus.

Bëhet fjalë për 17 marinarë dhe punëtorë të platformave të naftës që ishin angazhuar në Nigeri si dhe një ushtarë që ishte pjesë e misionit të OKB-së në Liberi.

Në Serbi 6 persona janë nën mbikqyrje, te cilet po qëndrojnë më shumë se 21 ditë në klinikat infektive. Bëhet fjalë për serb që kane punuar në Nigeri, Gabon, Republikën Jugoafrikane dhe Mozambik.

Edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ministritë e Shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe kontrollit dhe se nuk rrezikohen nga virusi "Ebola".

Edhe në Maqedoni është përhapur panik, pasi emigrantët ilegalë po qarkullojnë në disa zona, duke hapur panik se virusi edhe mund të prekë banorët. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori