“Çmendet” Real Madrid, ofron 222 milionë euro për të blerë sulmuesin

“Çmendet” Real Madrid, ofron 222 milionë euro për të blerë sulmuesin

Pasi duket se kanë siguruar transferimin e mesfushorit britanik Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, Real Madrid synon që këtë verë të bëjë goditjen e madhe në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Kylian Mbappe, që luan me PSG-në.

Sipas “The Telegraph”, skuadra madrilène është duke punuar në fshehtësi për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, për të cilin është gati të thyejë çdo rekord transferimi. Mediat sqarojnë se Real Madrid është gati të paguajë 224 milionë euro për Mbappe, dy më shumë se rekordi i 222 milionëve që PSG pagoi për Neymar.

Kontrata e Mbappe me PSG skadon në verën e vitit 2025, por kjo nuk pengon, si sulmuesin, ashtu edhe Real Madrid, të synojnë këtë transferim. Sulmuesi disa herë ka shprehur dëshirën të luajë në një ekip ku mund të fitojë në Europë, gjë që nuk e ka arritur me parizienët.

Ka kohë që Real Madrid kërkon të marrë Mbappe, duke parë edhe faktin se “Los Blancos” kërkojnë një sulmues të ri. Për ta bindur, Real është gati t’i ofrojë një rrogë marramendëse, por fakti që madrilenët janë një ekip fitues në Europë dhe botë është më tundues se çdo gjë tjetër për Mbappe, që kërkon trofe.


Shtuar 11.05.2023 11:41