Virusi korona/ Këto janë masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Foto Illustruese
Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15, solli këto vendime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së KORONAVIRUSIT:

1.Komisioni për sëmundjet infektive i forcon masat dhe i udhëzon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe insitucionet e larta të arsimit se bashku me çerdhet të ndërpresin procesin edukativo-arsimor për 14 ditët e ardhëshme.

2.Ndalohen të gjitha tubimet masive në hapsira të hapura dhe të mbyllura, si dhe të gjitha eventet kulturore dhe manisfestimet në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, me më shumë se 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhëshme.

3.Sillet vetëizolim i detyrueshëm 14 ditor i të gjithë personave që vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm (sipas listë së Organizatës Botërore të Shëndetit).

4.Ndalohet eksportimi i pajisjeve dhe materialeve mjekësore nga operatorët ekonomik dhe prodhuesit nga Republika e Maqedonisë Veriore, përveç me leje të veçantë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

REKOMANDIME:
▶️Rekomandohet që të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të zvogëlojnë lëvizjet dhe të evitojnë transportin publik.
▶️Rekomandohet evitimi i udhëtimit drejt vendeve me rezikshmëri të lartë dhe të mesëm
▶️Të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të cilët janë të angazhuar për nevojat e procesit zgjedhor të lirohen nga pjesmarrjet e ardhëshme dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.
▶️Lista e shteteve me rizik të lartë dhe të mesëm do të vendoset në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e njejta çdo ditë do të përditësohet.
▶️Ata të cilet nuk i respektojnë dhe i thyejnë udhëzimet do të dënohen sipas Nenit 205 dhe 206 të KP.
▶️Të vendoset Helth Locator hartë për të gjitha fluturimet dhe aviokompanitë.
Udhëzohen qytetarët që plotësisht të respektojnë masat për parandalimin e kësaj sëmundje, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.


Shtuar më 10/03/2020, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori