Virusi global që po prish çdo sistem kompjuterik
Një cirus është shpërndarë ditën e sotme në mbarë botën, duke prekur organizata të ndryshme.

Deri më tashmë janë 74 vende të infektuara, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kinë, Rusi, Spanjë, Itali dhe Tajvan.

Disa ekspertë të cilët po monitorojnë situatën, mbi virusin, kanë deklaruar se është lëshuar nga një grup i njohur si “Shadoë Brokers”.
Dyshohet se këtë hakera kanë vjedhur pajisjet e hedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë(NSA).

Të tjerë studiues kanë zbuluar se bëhet fjalë për një “krimb” që përhapet automatikishit midis kompjuterave dhe rrjeteve.

Ndër administratat më të prekura janë spitalet në të cilat dosjet rrezikojnë të jenë fshirë të gjitha, mbi të gjitha shumica e operacioneve janë anuluar dhe njerëzit janë të shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Një firmë kibernetike e sigurisë Kaspersky, ka deklaruar se numri i vendeve të prekura është ende në rritje.

“Ky është një sulm i madh kibernetik, që ndikon në organizata anembanë Evropës në një shkallë që kurrë nuk kam parë më parë“, tha inxhinieri i sigurisë, Kevin Beaumont.

Sipas ekspertëve, në të gjithë botën, ky virus është i një modeli të ri; për këtë arsye po përhapet shumë shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2017, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori