Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mban sot seancën e 34-t në rend dite të së cilës është Projekt-ligji shtesë për dëftesën e borxhit shëndetësor, në
lexim të dytë. Pas përfundimit të seancës së 34, Kuvendi do ta mbajë vazhdimin e tretë të seancës së 42-të, në të cilën do të vazhdojnë debati për Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, në
lexim të parë, njofton Alsat-M.
Në rend dite të seancës së 42-të janë edhe projekt-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat e zhvilluara teknologjike-industriale, të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Ligjit për eksportim, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Në agjendën para deputetëve janë edhe Projekt-ligji për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të
tatimit në fitim,
tatimit personal të të ardhurave dhe obligimet e paguara ndaj kreditorëve të huaj në investime afatgjate në NP MZH "Insfrakstruktura" Shkup dhe Propozim ligji për sigurim shëndetësor vullnetar, në
lexim të parë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2012,
ora 11:41