Plani i ri i Putinit: Të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Nga Jack Buckby, 19fortyfive

Sulmet ruse në Ukrainë, duke synuar veçanërisht infrastrukturën energjetike të vendit, kanë lënë më shumë se 10 milionë civilë ukrainas në errësirë. Zhvillimet shqetësuese vijnë me rënien e temperaturave në Ukrainë.

Ukrenergo, operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vend, konfirmoi në një deklaratë se sulmet me raketa ruse, së bashku me një rritje të kërkesës, kanë rezultuar në ndërprerje të shpeshta.

“Për shkak të një rënie dramatike të temperaturës, konsumi i energjisë elektrike po rritet çdo ditë në ato rajone të Ukrainës ku furnizimi me energji tashmë është rikthyer pas sulmeve masive me raketa më 15 nëntor në infrastrukturën energjetike”, sipas një deklaratë.

“Kjo e ndërlikon situatën tashmë të vështirë në sistemin energjetik.”

Si po e menaxhon situatën Ukraina?

Si rezultat, Ukrenergo u detyrua të zbatojë ndërprerjen e energjesisë, për të parandaluar përdoruesit të “harxhojnë”që ka mbetur nga furnizimi i vendit me energji. Masa u përshkrua si një “masë e nevojshme” për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik të vendit.

Ukrenergo njoftoi gjithashtu se punëtorët po punonin gjatë gjithë kohës për të rivendosur të gjithë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ruse. Energjia është gjithashtu e rezervuar për qëllimet më thelbësore, me dritat e rrugëve të fikura në shumë pjesë të qyteteve të mëdha si Kievi. Thuhet se banorët vendas po përdorin elektrik dore ose celularët e tyre për të ecur në qytet gjatë natës.

Semaforët janë fikur edhe në disa zona të vendit. Ukraina po përshtatet, por shkalla e dëmit në fund mund të jetë e tepërt për shumë njerëz që ende jetojnë në Ukrainë.

Rusia ka shkatërruar gati gjysmën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Kryeministri ukrainas Denys Shymal tha të premten se pothuajse gjysma e infrastrukturës energjetike të vendit është shkatërruar nga sulmet ruse me raketa dhe dron. Shymal tha se shumica e vendeve u shkatërruan në një ditë të vetme, kur rreth 100 raketa ruse goditën qytetet e Ukrainës në të gjithë vendin më 15 nëntor.

Taktika e Rusisë për të shënjestruar infrastrukturën energjetike u shfaq në fillim të tetorit pas blerjes së qindra dronëve dhe raketave iraniane. Forcat ruse filluan të lëshojnë raketa në termocentralet dhe nënstacionet e Ukrainës, duke ndërprerë rrjedhën e energjisë elektrike në shtëpi dhe biznese.

Një kombinim i sulmeve me raketa ruse dhe mbyllja e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, që do të thotë një humbje prej gjashtë gigavatësh të kapacitetit gjenerues, do të thotë se Ukraina po përballet me një dimër të vështirë.

Ndërsa temperaturat shkojnë nën zero dhe nëse Rusia vazhdon këto sulme, numri i personave që do të largohen nga Ukraina do të jetë më i madhi që nga pushtimi rus.

Shënim: Jack Buckby është redaktori i lajmeve të 19FortyFive. Ai është një autor britanik, studiues kundër ekstremizmit dhe gazetar në Nju Jork.

/albeu.com


Shtuar 25.11.2022 09:31