Ministri bullgar i punëve të jashtme, Kristijan
Vigenin ka deklaruar se është
optimist pasi në të ardhme të afërt do të arrihet përparim serioz në lidhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Në intervistë për radion nacionale të Bullgarisë,
Vigenin ka thënë se problemet me Maqedoninë në shikim të parë duken të komplikuara, por mund të zgjidhen dhe kjo do të ishte në interes të të dy vendeve, shkruan "Zhurnal".
“Procesi
varet nga palët. Suksesi do të varët nga vullneti i mirë i palës maqedonase”,-është shprehur ai, duke shtuar se Bullgaria ka shprehur gatishmëri për kompromis. "Të njëjtën gjë presim të bëjë Maqedonia",-ka theksuar
Vigenin. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 12:08