Ministri i punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristijan
Vigenin ka ripërsëritur se me vetëdije gjatë qëndrimit në Athinë, Republikën e Maqedonisë e ka quajtur Ish-Reublika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) ose me referencën ndërkombëtare FYROM.
“Ekzistojnë procesverbale nga deklaratat tona dhe është e vërtetë se emri zyrtar i Maqedonisë që përdoret në kuadër të Bashkimit Evropian dhe në Greqi është FYROM. Nuk konsideroj se kam bërë ndonjë gabim pse e kam përdorur atë emër”,-tha
Vigenin për Radion Kombëtare të Bullgarisë.
Ai rithekson se “Bullgaria nuk ka asnjë problem me emrin dhe e ka pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues si dhe e përdor atë emër në marrëdhëniet bilaterale”. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013,
ora 11:12