Vidhet posta në një fshat të Tetovës
Mbrëmjen midis 11 dhe 12 maj të vitit 2018, nga ora 16.30 deri në orën 7 të mëngjesit në postën e fshatit Shemshovë të Tetovës, një hajn i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë.

Duke përdorur forcën e ka larguar pengesën metalike nga dritarja dhe është futur në postë.

Nga arka ka vjedhur 98.840 den pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit.


Shtuar më 13/05/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori