Vidhen dritaret e gjimnazit të Tetovës
Në gjimnazin "Kiril Pejçinoviç" janë vjedhur disa nga dritaret e shkollës.

Bëhet me dije se hajduti ka vjedhur dritaret e klasave 4/14, 4/15, 4/16 dhe 4/20, por se ai ka shkeuar me shkumës nëpër muret e gjimnazit edhe fjalë banale.

Personi i dyshuar ka hyrë në shkollë me një mjet, me anë të së cilit ka shpërthyer dyert dhe ka thyer më pas dritaret.

Personi që ka kryer vjedhjen është larguar nga vendi i ngjarjkes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2014, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori