Vetëvritet personi i falur nga presidenti Ivanov
Sipas burimeve jo zyrtare të policisë maqedonase bëhet me dije se është vetëvrarë personi i cili sot gjuajti me armë zjarri drejt një furgoni në lagjen Kapishtec të Shkupit, raporton portali Plusinfo.mk.

Policia, e cila ka thyer derën e banesës nga e cila është qëlluar me armë, pasi për një kohë nga brenda saj nuk ka pasur përgjigje, ka gjetur trupin e pajetë të dyzetvjeçarit me iniciale K.K., me plagë nga arma e zjarrit në kraharor.

Nga MPB-ja kanë thënë se me gjasë bëhet fjalë për vetëvrasje. Ndërkoh në banesë nuk janë gjetur persona tjerë.
Breshëria e plumbave nga arma e zjarrit sot rreth orës 13:30, që ishte shkrepur nga banesa në fjalë, kishte përfunduar në një furgon me targa të Shkupit.

Jo zyrtarisht nga policia deklarojnë se banesa është pronë e një personi që u përfshi nga falja e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, e shpallur më 12 prill, dhe që është pronar i një ueb-portali./Albeu.com/
Shtuar më 27/04/2016, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori