Vetëvritet biznesmeni i njohur
Pëlqej
58 vjeçari Mice Ristov, pronar i një depoje ndërtimtarie, dje rreth orës 10.30 e ka vetëvrarë veten, në një shtëpi në Suitlak në Shtip.

Rasti në polici është paraqitur nga ana e Ndihmës së Shpejtë në orën 13.45. Lajmi u shpërnda me shpejtësi për motivet e vetëvrasjes. Sipas njërit spekulim, Ristov është futur borxh në kredi, ndërsa sipas tjetrit, një shok e ka futur thellë në probleme financiare duke i marr material ndërtimor që një kohë të gjatë nuk ia ka paguar.

Ristov ishte një biznesmen i njohur nga Shtipi, i cili deri më tani nuk ka pasur probleme biznesore, e as që emri i tij ka qenë i lidhur me skandale ose investime problematike.

Shtuar më 21/05/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori