Vetëvrasja misterioze e vajzave nga Prizreni, prokuroria çudit me vendimin
Aq sa të dyshimta, edhe të mistershme po vazhdojnë të mbeten vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës, të shkollës së mjekësisë në Prizren, që ndodhën gjatë muajit qershor të këtij viti.

Edhe pas katër muajve nuk është dhënë ndonjë informatë rreth këtij rasti. E prokuroria e Shtetit për këtë punë i ka mbyllur hetimet.

Nga ky institucion hetimor po deklarojnë se vdekja e dy këtyre vajzave nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë. Por, për motivin e kësaj ngjarjeje, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj rreth motivit.

Dy nxënëse të klasave të 10-ta, të së njëjtës shkollë, janë vetëvrarë, gjatë muajit qershor të këtij viti. ditësh. Një e tretë ka provuar ta bëjë të njëjtën gjë. Dy viktimat e para, ishin shoqe banke. Para se të kryenin aktin e hedhjes nga dy lartësi të ndryshme të dy ndërtesave jo shumë larg objektit të shkollës, të dyja kishin vizatuar në bankën e tyre nga një dorë, dhe përfundi tyre kishin shënuar emrat.

Dorëjeta Kafexholli, 16 vjeçe, më 19 maj të këtij viti, qe viktima e parë që ra nga kati i pestë i një ndërtese në Prizren. Nxënësja e klasës së dhjetë e kësaj shkolle, me prejardhje nga fshati Bellanicë e Malishevës, ishte zhvendosur për banim në Prizren, për të kryer të mesmen e mjekësisë.

Vetërvasje gjatë periudhës së njejtë në këtë shkollë kishte bërë edhe Alketa Dakaj.
E për të dy këto raste, hetime kishte nisur Prokuroria Themelore në Prizren. Por kjo e fundit, gjatë javës që e lamë pas i kanë mbyllur hetimet për këtë punë. Anise shkaku i këtyre rasteve mbetet ende një mister.

Sipas prokurorisë së Prizrenit, vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.

“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thonë nga Prokuroria.

Tutje, sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj.

"..dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë”, sqarojnë nga institucioni i cili i ka hetuar këto raste.
585364/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Shtuar më 15/10/2018, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori