Vetëvendosje e rimëkëmbjes kombëtare?
Pëlqej
Së fundmi, në media po qarkullon lajmi se në Maqedoni mund të hapet një parti politike e ngjashme me Vetëvendosjen në Kosovë.

Kjo parti politike kërkon të bëjë më shumë për shqiptarët, duke mos lejuar "pushtetin sllav të dominojë në çdo fushë dhe të diskriminojë shqiptarët".

Analisti Nijazi Muhamedi ka thënë për Bota Sot se krijimi i këtij subjekti politik është ngritje e ndërgjegjes së shqiptarëve dhe kërkimin e vetëvendosjes si popull shtet-formues në Republikën e Maqedonisë.

"Shqiptarët në Maqedoni duket po shkunden nga gjumi, nga makthi në të cilin e kanë futur pushteti i dominuar nga sllavomaqedonasit dhe shqiptarët sahanlëpirës të tyre. Vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, dënimet për vepra të pabëra ose të inskenuara nga shërbimi sekret sllavomaqedonas, diskriminimi i vazhdueshëm në punësim, shkollim, në institucione dhe kudo duket se ka arritur kulmin. Këtë e shprehën shqiptarët edhe në protestat e fundit, që ishin si alarm për gjendjen e padurueshme për shqiptarët" , tha ndër të tjera Muhamedi.

Ai mendon se shqiptarët e Maqedonisë, në rast se krijohet një parti e ngjashme me VV-në mund ta kenë vërtetë një subjekt ku mund të mbështetën për të plotësuar të drejtat e tyre të mohuara. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori