Veteranët të mos shqetësohen nga lista, pse duhet t'i besojnë Elez Blakajt
Koment nga Ervin Shkulaku

Ditën e kaluar "rrodhi" në media një aktakuzë që pretendohej se ishte e veteranëve mashtrues dhe e përgatitur nga prokurori që u largua në SHBA pas kërcënimeve Elez Blakaj.

E menjëherë qindra mijëra veteranët filluan të shfletonin onlinë listat e gjata për të mësuar nëse ishin mashtrues apo jo. E derisa e gjitha pritej që të duket se veteranëve mashtrues po i vjen fundi diçka e çuditshme ndodhi.

Në këtë listë ka shumë emra luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës. E kjo mjaftoi që direkt të gjithë t'i lëshoheshin prokurorit me ofendime nga më të ndryshmet. Normalisht kjo është një arsye që t'i lëshoheshin por dicka e dyshimte duket në horizont.

Në lista ka veteranë që pretendohet të jenë mashtrues por që në të vërtetë të gjithë e dinë që nuk janë të tillë por luftëtarë të lirisë. E ndër ta është edhe Time Kadrijaj.

Pra, Time Kadrijajn e ka futur ose e kanë te kjo listë, po pse?

Në Kosovë i madhe dhe i vogël e di që Time Kadrijaj është veteranë dhe lehtësisht mund të gjesh prova në Internet me një të klikuar.

Prandaj ky fakt por edhe për shumë persona të tjerë si vëllai i Adnan Hysenit etj janë tregues që kjo listë nuk mund të jetë e prokurorit Elez Blakaj por të jetë hedhur ndoshta gabimisht ndoshta për ndonjë qëllim tjetër. Këtë me saktësi nuk e dimë.

Por, edhe sikur Elez Blakaj të kishte qëllime të tjera e të fshehta kundër UÇK-së nuk do të ishte aq i paaftë sa të vendoste Time Kadrijajn si veterane mashtruese.

Ndërkaq pas kësaj reagoi edhe vetë prokurori i cili ndër të tjera theksoi se në këtë listë janë shtuar në rrethana të pasqaruara edhe 2 mijë veteranë të rinj, pra thekson se nuk është lista e aktakuzës së tij.

E megjithatë veteranët e vërtetë të mos shqetësohen, që në fakt nuk duken se janë shqetësuar ndërsa ky veprim po ve në dyshim fatin e aktakuzës së vërtetë të veteranëve. A do të shkojë deri në fund hetimi apo do të dalë ndonjë ligj tjetër dhe t'ja nisin nga e para?

Në këtë aktakuzë listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Ministri Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori