PDIU braktis Edi Ramën
Veteranët në protestë në mbrojtje të "Grupit të Kumanovës"
Pëlqej
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë më 28 nëntor si shenjë pakënaqësie me dënimet që një gjykatë në Shkup u ka shqiptuar pjesëtarëve të "Grupit të Kumanovës".

Tri javë më parë, grupi i shqiptarëve që mori pjesë në luftimet dy ditëshe në Kumanovë në maj të vitit 2015 u dënua me një total prej 746 viteve burg, nën akuzat për terrorizëm. Shumë prej të akuzuarve kanë marrë edhe dënim me burg të përjetshëm.

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së tha se shqiptarët e dënuar “sot gjinden padrejtësisht në burgjet e Maqedonisë”. Ai i quajti “drakonike” dënimet e dhëna nga gjykata në Shkup prandaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2017, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori