Veteranët e UÇK: Gati për Mitrovicën
Në një komunikatë të tyre bërë publike për televizionin Alsat, Anëtarësia e SHVL-UÇK është shprehur e gatshme t'iu vijë në ndihmë vëllezërve shqiptarë në Mitrovicë në rast nevoje, madje edhe fizikisht, bazuar në statusin e SHVL-UÇK-së.

Ja se çfarë thuhet në komunikatë:


"Anëtarësia e SHVL-UÇK-së zgjeron vetëmbrojtjen e popullit dhe trojeve shqiptare në Veri, në Kordinim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sot dhe në të ardhmen, kur e sheh të domosdoshme veprimtarinë e arsyeshme, sipas statutit dhe programit të SHVL-UÇK-së".

"Çdo kërcënim dhe tentim të dëmtimit të popullit tonë, do t’i përgjigjemi në mënyrën e lejueshme të normave vendore dhe ndërkombëtare të mbrojtjes sonë mbarëkombëtare, thuhet në Komunikatën e SHVL-së së UÇK-së"./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori