Vetëm 3 shqiptar punojnë në kabinetin e presidentit
Përderisa presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov po ushtron vitin e tretë të detyrës, në kabinetin e tij punojnë vetëm tre shqiptarë. Për çdo vit ai ka punësuar nga një shqiptar në kabinet. Një në protokoll, një në sektorin për informim dhe një këshilltar tjetër. Nëse vazhdohet me këtë temp të punësimit deri në fund të mandatit të presidentit Ivanov, numri i shqiptarëve do të arrijë në pesë, aq sa është edhe mandati i tij.

Përqindja e shqiptarëve në kabinetin e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov vazhdon të mbetet larg shifrave të parapara me Marrëveshjen e Ohrit. Në kabinetin e presidentit punojnë vetëm tre shqiptarë, numër ky që është larg asaj që parashihet me Marrëveshjen kornizë, shkruan lajmpress.

Edhe pse presidentit Ivanov i ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit, edhe ai, ngjashëm me presidentët e mëparshëm, të ndjerin Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorovin nuk ka punuar shumë në këtë drejtim.

Në kohën e ish dy presidentëve të mëparshëm, në kabinet ka pas nga një shqiptarë, ndërsa tani numri i shqiptarëve është pakëz më i madh. Nga kabineti i presidentit sqarojnë se presidenti Ivanov ka punuar në këtë drejtim, pasi ai e ka çuar nga një në tre numrin e shqiptarëve që punojnë aty.

Presidenti Ivanov për momenti gjendet jashtë Maqedonisë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se së shpejti kabinetit të presidentit do ti shtohet edhe një shqiptar.

Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione akoma vazhdon të jetë larg shifrave të parapara me Marrëveshjen e Ohrit. Ka institucione ku është arritur përqindja e nevojshme, por ka edhe institucione ku shqiptarët numërohen me gishta.
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori