Si të zgjidhni qershitë më të mira në treg?

Sezoni i qershive ka nisur, ndaj është mirë t’i përdorni për lëng ose t’i hani të freskëta.

Ato janë plot me vitamina dhe minerale, prandaj janë kaq të mira për trupin.

Megjithatë, nëse nuk keni mësuar si të njihni të mirat në treg, këto këshilla do t’ju jenë të dobishme.

Cilësinë e qershive mund ta kontrolloni vetëm nga pamja ose aroma e tyre, dhe ekspertët këshillojnë të zgjidhni frutat që nuk kanë dëmtime në sipërfaqe apo rrudha në lëkurë, shkruan alebeu.com.

Kushtojini vëmendje ngjyrës: varion nga varieteti në varietet. Kur shtypet, qershia duhet të ruajë dendësinë e saj. Nëse është e butë, atëherë është e pjekur ose eprishur, ndaj shmangni blerjen e qershive të tilla.

Sipas fjalëve të profesoreshës së agronomisë, Irina Mahonina, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje lëkurës sepse vetëm kështu do të dini të vlerësoni pjekurinë e këtij fruti.

Nëse fruti ruhet në një qese plastike, atëherë nuk duhet të ketë shenja lagështie në sipërfaqen e tij. Përndryshe, do të përshpejtojë prishjen dhe do të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre. /albeu.com/


Shtuar 15.06.2022 18:03