Veseli: Aleanca për shqiptarët "kundër" askujt, por "për" shqiptarët
Kryetari i Rrilindjes Demokratike Kombetare, Vesel Memedi, në një intervistë për portalin Drini.mk, ka folur lidhur me aktualitetin politik në Maqedoni, pozitën e shqiptarëve si dhe mardhëniet e opozitës shqiptare.

Sipas tij, Opozita shqiptare është e bashkuar.

I pyetur se të gjithë opozitarët shqiptarë shprehen të gatshëm për bashkim forcash kundër qeveritarëve, por bashkimi nuk ndodh, madje duket shumë larg. A do lejoni që egoja individuale e opozitarëve ti jap edhe një mundësi BDI-së dhe aleatëve të saj?

"Do të doja t’ju korigjoj në lidhje me pyetjen e juaj për mosbashkimin e opozitës shqiptare, sepse bashkimi i opozitës shqiptare tanimë ka ndodhë dhe kjo e ka emrin "Aleanca për shqiptarët". Ky bashkim i dy forcave opozitare është argument i mjaftueshëm se nuk ekziston asnjë ego individuale, edhe pse disa media me të madhe akuzojnë se egoja është shkaktari kryesorë i mosunifikimit të faktorit politik opozitar. "Aleanca për shqiptarët" nuk është krijuar "kundër" askujt, por është krijuar "për" shqiptarët, dhe secili që dëshiron të japi kontribut në zhvillimin e kombit shqiptarë mund t’i bashkangjitet kësaj Aleance duke krijuar një kontratë të fuqishme që do të lidhet me shqiptarët në përgjithësi. Jepja dhe marrja e mundësisë për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit shqiptar nuk ekziston në vokabularin tonë sepse kjo njëmendësi e ekskluzivitetit për të përvetësuar kontributin kombëtarë i takon së kaluarës që ka sjellë dëm të madh për kombin shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa, nëse dëshironi që të bëjmë një koncesion të logjikimit të kësaj natyre, atëherë do ta bënim duke dhënë këtë përgjigje në pyetjen tuaj: mjafton që mos e votoni BDI-në dhe aleatët e saj, dhe "mundësia" ndaj tyre eliminohet", është shprehur kreu i RDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2015, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori