Vesel memedi dorëzon mandatin e deputetit dhe detyrën e nënkryetarit të Kuvendit (FOTO LAJM)

Kreu i RDK-së Vesel Memedi ka deponuar dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetaritKuvendit si dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Ky hap i Veselit pasoi pas vendimit të kryeministrit Zoran Zaev që ministrinë pushtetit lokal t’ia merr RDK-së dhe të njëjtën t’ja ndaj PLD-së.

Postimi i plotë i Memedit në Facebook

Të nderuar miq,

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deponova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i NënkryetaritKuvendit, si dhe deponova mandatin e deputetit të marrë nga populli, dhe ia ktheva serish popullit. Ishte nder që ju përfaqësova Juve në Kuvendin e vendit.
Zoti ju nderoft Juve dhe familjet e Juaja.

Me respekt
Vesel Memedi
Shtuar më 26/06/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori