Versioni zyrtar: Ja si u aksidentuan për vdekje 14 refugjatët
14 refugjatët, të cilët humbën jetën teksa u aksidentuan treni i linjës Veles-Shkup, kanë qenë duke pushuar në binarët e hekurudhës por kur kanë dëgjuar trenin që afrohej dhe nuk kanë mundur të kalojnë dhe më pas të shpëtojnë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Makinisti i trenit pasi ka vënë re nga rreth 100 metra larg një grup të madh refugjatësh ka filluar të frenojë dhe të japë sinjale, kjo ka bërë që një pjesë e tyre të shpëtojnë, ndërsa pjesa tjetër ka humbur jetën.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të Velesit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 midis stacioneve hekurudhore "Rajko Zhinzifov" dhe "Pçinja" nga një tren ndërkombëtar, i linjës Selanik-­Beograd.

Trupat e viktimave, siç informoi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles, gjenden në morgun e varrezave të qytetit në Velesit. Ai shtoi se tetë refugjatë janë lënduar dhe gjenden në Stacionin policor në Veles, ndërsa ka patur një grup më të madh emigrantësh, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori