Vërshimet marrin viktimën e 23-të
Është shënuar sot viktima e 23-të pas vërshimeve që përfshinë Shkupin rreth 10 ditë më parë, ku mijëra banorë u përmbytën.

Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni të rëndë që kishte marrë në mushkëri gjatë përmbytjeve.

Gazmendi, djali i Saitit është shprehur se pas përmbytjeve që i shkatërruan shtëpinë, tashmë familja e tij po përjeton një tjetër humbje, atë të kryefamiljarit të tyre, transmeton "Telegraf". /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2016, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori