Zhdukja e Ervis Martinajt, flet për herë të parë Endrit Dokle

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit, për agjentin e policisë Jeton Lami, i cili u la në burg për akuzën “shpërdorim detyre” pasi kishte ndihmuar të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Mrtinaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për zhdukjen e Ervis Martinaj është marrë në pyetje  edhe Endrit Dokle.

“Katër ditë më parë është marrë në pyetje edhe Endrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”, tha gazetarja Lala.

Policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori./albeu.com