Gruaja indiane thyen rekord për numrin e gishtërinjve (FOTO LAJM)

Një grua në Indi me 31 gishtërinj është vendosur të hyjë në librin Guinness Records World – por ajo thotë që fqinjët e sajë e quajnë atë “magjistare” Kumari Nayak, 63 vjeç, lindi me polidaktilizëm e cila ndodh kur formohen shumë gishtërinj.

Ky fenomen prekë rreth 1 ne 1 mijë bebe të lindura në të gjithë botën, por shpesh i korrigjojnë me operacione. Kumari, nga fshati Kadapada, në rrethin Ganjam të Odishës, ka 19 gishtërinj në këmbë dhe 12 gishtërinj në duar.

Ajo e “mundë” mbajtësin e mëparshëm të rekordit, babanë e dy fëmijëve Devendra Suthar, 47 vjeç, i cili ka 14 gishtërinj në duar dhe 14 gishtërinj në këmbë që jeton në Gujarat, India Perëndimore. Ai hyri në librin e rekordeve në 2014.


Shtuar 30.01.2020 12:53