Bianka, një kamioniste shqiptare në timon, “pushton” rrugët e Italisë

Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat?

Edhe gratë e ushtrojnë këtë profesion më së miri. E tillë është historia e Biankës, e cila punon kamioniste në Itali.

“Kamioni është shtëpia ime e dytë”, thotë Bianka për emisionin “Piranja” në Abc teksa tregon ritualin e saj të përditshëm me kamion nëpër rrugët e Italisë.

Bianka pohon se shumë vajza janë frymëzuar nga guximi i saj dhe kanë nisur kursin për kamion.

Megjithatë ajo pranon se në disa raste burra habiten kur e shohin në timon.


Shtuar 31.05.2022 22:36