Vendimi i Administratives: MPB të lëshojë numër të ri identifikimi për personat transgjinorë!
Drejtoria për udhëheqje të librave amë, duhet të anulojë numrin e identifikimit, ndërkaq MPB të nxjerr numër të ri për
personat që më parë ka ndryshuar gjininë. Këtë vendim e ka sjellë Gjykata
administrative , informojnë nga Shoqata e
juristëve të rinj.
Prej këtu bëhet e ditur se për herë të parë është sjellë vendim nga ana e Gjykatës
administrative, me çka juridikisht duhet vërtetuar ndryshimi i gjinisë në të dhënat amë.
"Pas ndryshimeve të të dhënave amë, Gjykata
administrative e detyroi Ministrinë për Punë të Brendshme në RM në afat prej tre ditë të nxjerrë numër të ri identifikimi, që është i përshtatshëm në ndryshimin e gjinisë. Ky është vendimi i parë nga ana e Gjykatës
administrative në RM që me plot të drejtë ligjore është vendosur ndryshimi i të dhënave amë sipas ndryshimeve faktike të gjinisë te
personat transgjinorë , thuhet në lajmërimin e Shoqatës.
Procedura e ndryshimit të gjinisë në të dhënat amë për
personat transgjinorë është përkrahje nga ana e projektit ‘’Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara në RM’’, e realizua nga ana e Shoqatës maqedonase të
juristëve të rinj.
Procedurën para Gjykatës
administrative e ka udhëhequr avokati Zharko Haxhi Zafirov si pjesë e grupit të avokatëve të asaj shoqate.
Shoqata në fjalë vazhdon të qëndron në mbrojtjen efektive për të drejtat e njeriut nëpërmjet praktikës pozitive e cila çon në ndryshime shoqërore, thonë nga Shoqata e
juristëve të rinj.
Shtuar më 25/09/2017,
ora 18:44