Vendi po shkon në drejtim të gabuar
Branko Cërvenkovski
Situata në vend nga 5 qershori vazhdon të ecë me ritëm më të shpejtë në drejtimin e gabuar. Kështu e ka cilësuar 100 ditshin nga mandati i kësaj përbërje qeveritare, lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) Branko Cërvenkovski.

Sipas tij, kursi i përgjithshëm në sferat kryesore edhe pse i gabuar vazhdon të mbetet i njëjtë, shkruan Zhurnal.

Si gjoja ‘arritje’ kryesore ai numëroi konfrontimin me Bashkimin Evropian (BE), mbylljen e rasteve të Hagës, anulimin e regjistrimit të popullsisë, arrestimin e Lube Boshkovskit, vrasjen e të riut Martin Neshkovski, shkatërrimin e Kosmosit, shuarjen e TV A1 dhe të tjera.

Cërvenkovski paralajmëroi se prej të shtunën do të nis beteja kundër politikave të dëmshme të kësaj qeverie duk u bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe të tjerëve që ndajnë të njëjtat brenga dhe vlerësime.

“Në këto 100 ditë kjo qeveri na bindi se nuk ka plan si t’i tejkalojë pengesat dhe ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO dhe BE, por, u bë e qartë se ka dhe po zbaton plan si ta rris dhe sponsorojë disponimin anti-evropian në vend. Dëshiroj të theksoj dy çështje sipas së cilave falë kësaj qeverie Maqedonia u bë shteti i vetëm shembull në botën demokratike.

Amnistia e rasteve të Hagës për krimet kundër njerëzimit. Një gjë e tillë nuk ekziston askund në botë dhe ai vendim është në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare dhe e dyta vendimi për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë. Kjo qeveri na promovoi para botës si shtet të paaftë që të zbatoj një operacion statistikor”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetarë i LSDM-së.

Deklaratën e fundit të Ahmetit rreth vonesës së procesit integrues të vendit, Cërvenkosvki e vlerëson si afat të fundit që i jepet Gruevskit për të paguar kredinë ndaj partnerit të koalicionit.
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori