Vëllain tim s'e vranë shqiptarët
Cvetan Stevkovski, vëllai i Borçe Stevkovski nga Creshova, njërit prej pesë të vrarëve në Smillkovc në Maqedoni, thotë se nuk beson që vrasësit e vëllait të tij të jenë shqiptarë.

Në një deklaratë për gazetën "Lajm" të Maqedonisë, ai thotë se familjarisht me shqiptarët gjithmonë kanë pasur raporte të mira.


" Nga ana jonë nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Unë kam miq shqiptar edhe vëllai im i ndjerë kishte miq shqiptarë. Ne akoma kontaktojmë me ata, edhe në varrimin e vëllait tim erdhën shqiptarë. Kam miq nga të gjitha nacionalitetet dhe urrejtja nuk mbizotëron tek unë. Tek unë urrejtja është vetëm ndaj vrasësve", theksoj Cvetan Stevkovski, vëllai i peshkatarit Borce Stevkovski, njëri nga 5 të vrarët në Smillkovc. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori