Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, zbulohet fokusi i bisedimeve

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme, do të zhvillojë mbledhje Kryesie në selinë e PS-së.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro zgjatjen e organeve të Vetingut.

Në orën 20:00, kryeministri ka mbërritur në selinë e PS-së ku do të zhvillohet një mbledhje e cila zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për fushatën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.


Shtuar 10.02.2022 20:29