Veljanovski: Pres datë për bisedime me BE-në
Për shkak të kushtëzimit nga fqinji jugor, në Këshillin e Evropës nuk mund të ketë konsensus për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Teksa Maqedonia pret javën e ardhshme publikimin e raportprogresit, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski thotë se shpreson në një vlerësim pozitiv dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Deklarata u bë në konferencën e gjashtë të krerëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor “BE integrimi: rezultate dhe aspirata” që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Veljanovski, Maqedonia do të mbetet parimore në përcaktimet e saj, do të mbetet e përkushtuar dhe anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare që jep kontribut në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmes respektimit dhe mirëkuptimit, besimit dhe dialogut konstruktiv.

“Gjatë gjithë këtyre viteve Maqedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar në arritjen e standardeve evropiane dhe rritjen së fuqisë konkurruese të shtetit tonë. Kemi 8 vjet që jemi kandidat, katër vjet që marrim raport pozitiv për progresin nga KE-ja, rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por jo dhe datë për fillimin e bisedimeve”,-deklaroi Veljanovski./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori