Veljanovski-ndërkombëtarëve: Ejani vëzhgoni zgjedhjet
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski theksoi sot se i ka dërguar ftesa institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

"Në bazë të neneve 161 dhe 162 të Kodit zgjedhor, parashihet që tërë procesi zgjedhor të vëzhgohet nga organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja si dhe shoqata të regjistruara vendore. Në këtë drejtim kam ftuar kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Rikardo Milori, kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulc, kryetarin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Zhan Klod Minjon si dhe kryetarin e Asamblesë parlamentare të NATO-s, Hju Bejli për të vëzhguar procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale", thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Veljanovski.

Ai ka theksuar se të gjitha palët e interesuara për vëzhgimin e procesit zgjedhor duhet të veprojnë dhe informojnë Komisionin Shtetror të Zgjedhjeve.

Sipas Veljanovskit, ftesa për vëzhguesit ndërkombëtarë është një kontribut për zgjedhje korrekte dhe demokratike si dhe me këtë konfirmohen kapacitetet demokratike të institucioneve të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori