Veljanovski i revoltuar për fotot e së bijës (FOTO LAJM)

Fotot e vajzës së kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski, Ivana Veljanovska...
Trajko Veljanoski
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski është parë i revoltuar nga, siç thotë, keqpërdorimi i privatësisë së familjes dhe fëmijëve të tij.

Dje u publikuan disa fotografi të vajzës së tij Ivana, teksa ishte me rrobe banje.

"Jam i revoltuar nga tentimi për keqpërdorim të privatësisë së familjes time dhe të fëmijëve të mi. Duket qartë se prekja e privatësisë në këtë moment të ndërlikuar politik, aspak nuk është i rastësishëm. Megjithatë, sa do që të tentojnë përmes keqpërdorimit të privatësisë të godasin ndaj institucioneve, më bën edhe më të vendosur në realizimin e interesave të qytetarëve, respektimin e Kushtetutës dhe institucioneve dhe zbatimin e rendit në to. Ky veprimi pa dinjitet në një të ardhme do të jetë arsye për turp të madh personal për ata që kanë bërë keqpërdorimin e segmenteve personale familjare me pikëpamje të ndryshme politike", thuhet në reagimin me shkrim të kryetarit të Parlamentit, informon Zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori