Veljanoski vizitë zyrtare në Kanada
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski që prej ditës së sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kanada me ftesë të kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit kanadez Piter Miliken.

Veljanoski e shoqëron delegacioni parlamentar i përbërë nga: Safet Neziri deputet i BDI-së, Andrej Petrov kryetar i grupit parlamentar për bashkëpunim në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me parlamentinKanada dhe Aleksandar Nikolloski.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Kanada, në Otava, Veljanoski krahas me nikoqirin e tij Piter Miliken, do të ketë takime me kryetarin e Senatit kanadez Noel Kinsela, me ministrin e Tregtisë së Jashtme Piter van Loun, me deputetë nga Dhoma Përfaqësuese, me kryetarë dhe anëtarë të më shumë komisioneve në Parlamentin e Kanadasë, si dhe me Asociacionin evropian-kanadez për OSBE-në dhe me grupin kanadez për Unionin Inter parlamentar.

Kryetari Veljanoski dhe delegacioni parlamentar morën ftesë të marrin pjesë në seancat e Dhomës Përfaqësuese dhe në seancat e Senatit të Kanadasë. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori