E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Veljanoski refuzon t'ia japë vulat e parlamentit Xhaferit (VIDEO)
Ish kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka refuzuar t'ia dorëzojë kreut të ri, Talat Xhaferit, ndaj dhe ky i fundit do ta kryejë punën nga kabineti i tij deri sa të bëhet dorëzimi zyrtar i postit.

Edhe pse pritet që t'i dërgojë një letër për të kërkuar një mandat nga presidenti Ivanov, Xhafer nuk mund ta bëjë këtë për deri sa vulat parlamentare aktualisht janë tek Trajko Veljanovski.

Ndërkohë deputetët nga VMRO-DPMNE ende janë në zyrën e kryparlamentarit, derisa sigurimi ndalon mediat që të hyjnë atje.

Sigurimi nuk i ka lejuar që të marrin informacion se pse deputetët e VMRO-DPMNE-së janë atje, dhe kush mbrohet tani Trajko Veljanoski ose Talat Xhaferi. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2017, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori