Veljanoski përfundon në prokurori
Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku i ka parë dëshmitë për lëndën e 27 Prillit.

Veljanoski pasi ka dalë nga Prokuroria shkurt ka deklaruar se ka qenë i ftuar dhe i është përgjigjur ftesës nga Prokuroria, pa dhënë më shumë detaje.

Veljanoski është i akuzuar se është njëri nga organizatorët e sulmit të përgjakshëm në Kuvend në prill të vitit 2017-të, bashkë me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin. Ata janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Gjykata me propozim të Prokurorisë, për Veljanoskin ka kërkuar paraburgim, por Kuvendi pas një sërë vërejtjeve procedurale nuk ka votuar për marrjen e imunitetit.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të, më 15 mars të këtij viti u dënuan me 211 vjet burg gjithsej 16 persona. Dënimin më të lartë e mori ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Shtuar më 16/04/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori