Veljanoski viziton Sllovakinë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë me ftesë të homologut të tij, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Republikë së Sllovakisë, Pavol Pashka.

Në përbërje të delegacionit maqedonas është edhe kryetarja e grupit për bashkëpunim të Kuvendit me Parlamentin e Sllovakisë, Sonja Mirakovska.

Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari maqedonas, përveç takimit me homologun e tij Pavol Pashka, do të realizojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit sllovak.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetaritKuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në Republikën e Sllovakisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2012, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori