E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Veljanoski: Parlamenti i fuqishëm vë në lëvizje reformat
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski së bashku me Lëvizjen Evropiane në Maqedoni e organizon Konferencën ndërkombëtare në temë "Integrimi evropian përmes bashkëpunimit të parlamenteve, shoqërisë së qytetarëve dhe trupave të pavarur rregullator në Evropën Juglindore", në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore - PBEJL, i cili zhvillohet me moton Solidariteti në aksion.

Në këtë konferencë ai theksoi se parlamentet janë institucioni qendror demokratik në shoqërinë bashkëkohore, por që të munden vëtetë dhe në tërësi ta luajnë këtë rol në sistemin politik, ato duhet të respektohen nga të gjithë pjesëmarrësit në politikë, të kenë mbështetje më të madhe nga opinioni dhe mediat dhe respekt më të madh nga ana e partive politike.

"Vetëm një parlament i fuqishëm dhe i respektuar mund të vë në lëvizje reformat në një shtet dhe realisht të kryejë kontrollë mbi pushtetin, ndërsa roli kontrollues i Parlamenteve është me rëndësi thelbësore dhe ajo mund të realizohet në mënyrë përkatëse pa ekzistimin e trupave të pavarur rregullatorë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për kontrollin në punën e pushtetit publik", tha Veljanoski në fjalimin e tij hyrës.

Sipas euroambasadorit Aivo Orav, Parlamenti ka rol të rëndësishëm në çdo vend, qoftë në BE ose jo. U shërben qytetarëve, e avancon sundimin e drejtësisë në vendet e BE-së, e ato janë standarde, të cilat duhet t'i miratojnë vendet-aspirante. "Në këtë kontekst e përshëndes kthimin e opozitës në Parlament, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale si rezultate të marrëvshjes nga 1 marsi dhe shpresoj se të gjitha dispozitat e tij do të implementohen sa më shpejtë që është e mundur, e kjo para se gjithash ka të bëjë me ngritjen e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe nënshkrimin e memornadumit për mirëkuptim", tha Orav.

Ambasadori i SHBA-së Pol Uolers gjithashtu e potencoi rëndësinë e parlamenteve të fuqishme të cilat, ashtu siç tha, i japin jetë demokracisë dhe lirisë dhe me këtë rast tregoi në rëndësinë e shfrytëzimit të përvojave të huaja, shkruan Zhurnal.

"Platformat për dialog rajonal do t'u mundësojnë rrjet të leksioneve dhe përvojave që të mësoni prej të tjerëve të cilët janë përballur me sfida të ngjashme, ndërsa atë e mundëson procesi i bashkëpunimit në EJL. Qeveria e SHBA-së mbetet e përkushtuar t'i ndihmojë Maqedonisë në këtë proces", tha Uolers.

Zëvendëskryeminstri për Eurointegrime Fatmir Besimi theksoi se puna ndaj inkuadrimit të Maqedonisë drejt BE-së nuk është detyrë vetëm e Qeverisë, sepse sipas tij, rruga e integrimeve evropiane nuk mund të ecë pa pjesëmarrje aktive dhe përkrahje të të gjithë aktorëve politik. "Ajo nuk është rrugë e cila mund të kalohet pa u paguar çmim, ndërsa gjithashtu ka edhe kufizime kohore dhe ne duhet t'i arrijmë këto qëllime në periudhë të caktuar kohore që të bëhen realitet. Kemi kapacitet, por duhet të tregojmë edhe përkushtim të sinqertë", tha Besimi. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori