Veljanoski: Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë
Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski vetëm pak minuta më parë ka thënë se Maqedonia do të ketë qeveri të re.

Veljanoski këto qëndrime i ka dhënë para selisë së VMRO-DPMNE-së ku duhet të mbahet takimi me partitë e koalicionit për ”Maqedoni më të mirë”.

”Më shumë informacione dhe detaje do të japim pas mbledhjes së koalicionit por një gjë është e sigurtë, Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë.” ka thënë Veljanoski për gazetarët./Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017, ora 21:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori