Veliu: Gruevski është lidhja e fundit e Rusisë që i ka ngelur me Ballkanin
Savash Veliu duke analizuar krizën politike në Republikën e Maqedonisë dhe në Ballkan ka thënë se me rënien nga pushteti të ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, humbet ndikimi i Rusisë në Ballkan, transmeton TetovaSot.

“Me rënien e Nikolla Gruevskit nga Qeveria Ballkani do të ndahet përfundimisht nga çdo ndikim apo lidhje që ka pasur Rusia.
Shumë shpejt i gjithë rajoni dukshëm do të ndryshojë duke u kthyer kah perëndimi edhe me veprime konkrete.

Gruevski është lidhja e fundit e Rusisë që i ka ngelur me Ballkanin, prandaj edhe rënia e Gruevskit është e kuptueshme se nuk është mision i lehtë.”, ka thënë mes tjerash Savash Veliu në shkrimin e tij të fundit./Albeu.com/
Shtuar më 21/05/2016, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori