Vdiq pasi mësoi arrestimin e së bijës, Janeva shkon në varrimin e nënës
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva natën kaluar e ka kaluar në Shutkë, pasi që ndaj saj mbrëmë u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Ajo ishte involvuar në rastin e quajtur “Reket”, ku një i akuzuar i Prokurorisë Speciale, biznesmeni Orce Kamcev kishte paguar 1.5 milion euro për tja ndërprerë lëndën e hapur për pastrim parash dhe vepra tjera.

Janeva u dëgjua në bisedat e përgjuara, se si po komunikonte me ndërmjetësit dhe të akuzuarin e Prokurorisë Speciale.

Prokurorja e rastit, Vilma Ruskoska tha se ka qenë e domosdoshme masa e paraburgimit.

Janeva mbrëmë vonë është dërguar në burgun hetues në Suto Orizari në Shkup, ndërsa sot ajo do të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj në Gevgeli, e cila dje ka ndërruar jetë, mënjeherë pas lajmit për arrestimin e saj.
Shtuar më 22/08/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori