Vdes ushtari i ARM-së
Pëlqej
Një ushtar i Forcave të Armatosura të Maqedonisë ka vdekur, në momentet që ka qenë duke bërë roje në kazermën ushtarake në “Erebinë” afër Tetovës.

Lajmi është dhënë nga gjenerali i shtabit të ARM-së.

"Ushtari u është ankuar kolegëve të tij se nuk ndihet mirë duke rënë në tokë. Më pas është dërguar në spital por fatkeqësisht mjekët nuk kanë arritur që ta shpëtojnë", ka informuar gjenerali për PlusInfo.

Nga ARM-ja është thënë se do bëhet gjithçka për familjarët e ushtarit të vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori