Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Abrit, ku janë përplasur dy mjete.

Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit J. A., 34 vjeç dhe D. M., 38 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

“Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 24.01.2023 16:18