Ndëron jetë në Burgun hetues të Shkupit i dënuari shqiptar
Mensur Iljazi. 51 vjeçari nga Çegrani i Gostivarit u arrestua para një jave pas vrasjes së Imer
Zeqirit, 62-vjeçarit nga Gostivari dhe punëtores së tij
Qanie Ruçi, 39-vjeç nga Dibra, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë, njofton INA.
Hetuesit informuan sot se
Mensur Iljazi, i cili gjendej në paraburgim ka pësuar atak akrdiak, dhe pas shumë përpjekjeve për shpëtim, ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në Spitalin e Shkupit.
Iljazi për motive xhelozie në natën e 8 tetorit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Imer
Zeqirit pranë lokalit të tij "Top Kapi" në Gostivar, duke e lënë të vrarë atë, dhe duke e plagosur kamarieren
Qanie Ruçi, e cila para disa ditëve ndërroi jetë, për shkak të plagëve të marra.
Me vdekjen e tij mbyllet edhe dosja penale. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012,
ora 17:43