Vdes në aksident 33-vjeçari nga Luboteni i Shkupit
Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që i ka ndodhur në hyrje të fshatit të tij.

Viktima është Nuredin N. dhe ka humbur jetën pas përplasjes së dy makinave me njëra-tjetrën "Pasat" dhe "Golf".

Ai ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bashkëudhëtarja e tij në makinën "Pasat", I.R, 53-vjeç.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe shoferi 31-vjeçar, V.S.


Shtuar më 02/06/2014, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori