Vdes edhe një tjetër shqiptar në kampet e luftës në Irak
Pëlqej
Vrasjet e shqiptarëve në kapmet e luftës në shtetet e Lindjes së Mesme, ku ka vatra të nxehta luftimesh janë bërë tanimë fatkeqësisht lajme thuajse të përditshme.

Raportohet se një tjetër shqiptar ka humbur jetën duke luftuar në qytetin iraken të Bastras.

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Shkupi, Mesud Musliu, i cili bëhet kështu i dhjeti shqiptar i Maqedonisë që humb jetën në luftërat e huaja.

MPB-ja ka informuar se ky shtetas jetonte në Gjermani dhe mund të ketë hyrë në Irak në muajin prill.

Dyshohet se ai luftonte përkrah organizatës ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori