“Do të shkatërronte…”, Izraeli paralajmëroi furnizim me armë për Ukrainën, Medvedev e kërcënon

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot Izraelin që të mos furnizojë me armë Ukrainën, duke thënë se një gjë e tillë do të “shkatërronte” marrëdhëniet me Rusinë.

“Izraeli duket i gatshëm të furnizojë me armë regjimin e Kievit. Është një vendim i pamatur. Do të shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore mes vendeve tona”, tha ai.

Autoritetet izraelite deri më tani e kanë kufizuar bashkëpunimin e tyre me Ukrainën në ndihma humanitare dhe dërgesa të mjeteve jovdekjeprurëse për të ruajtur marrëdhëniet e tyre me Moskën.

Izraeli është bërë gjithashtu një strehë për kundërshtarët e Kremlinit, madje edhe rusë të famshëm janë zhvendosur atje pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.