“Kur i kap jashtë kërcimit”, Xheraldina poston foton e pazakontë të Sara Hoxhës me Luixhinon (FOTO LAJM)

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.

Sidomos kohëve të fundit ku gara sa vjen edhe po bëhet më e fortë, Sara i kushton një kohë të mirë të ditës provave së bashku me balerinin, Luixhinon. Ama mesa duket një person ka arritur ti “rrëmbejë “pas provave dhe ajo është vjehrra e Sarës, Xheraldina, e cila ka postuar edhe një foto të tyre, ku shkruan:

“Kur ti i kap jashtë kërcimit”.